• |
ide | kryesore

I krahasuan ish-gruan me të dashurën, Channing Tatum reagon (FOTO)

Paparazzi, Slider



Vetëm 3 ditë më parë, Channing Tatum dhe Jessie J, iu rikthyen romancës, pas 2 muajsh të ndarë. Largësia duket se i ka bërë aq mirë sa tani, s’e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin për asgjë në botë.

Provë e fortë e kësaj që thamë, është komenti i fundit që Channing i bëri një prej ndjekësve të tij në foton e postuar me këngëtaren.

“Jenna dukej më bukur me ty!”- shkruan ajo, referuar ish-gruas së Tatum. Krahasimet asnjëherë nuk janë të këndshme aq më tepër kur bëhet fjalë për partnerët.  “Pse nuk merresh më mirë me gjërat e tua dhe të mendosh për to? Nëse nuk bëhesh dot gjë tjetër veçse një njeri që nxjerr urrejtje në faqen time dhe nuk mbështet njeriun që Jess është, atëherë ik që këtu! Askush s’të do këtu. Veçanërisht unë! Unë s’kam parë njeri më të bukur dhe të mrekullueshëm dhe për më tepër njeri kaq të veçantë sa është Jess-i.  Dhe po, përfshi dhe ish-in tim këtu!  Më vjen keq për mendimin tënd, por çfarë thashë është fakt!” – shkruan Channing dhe nuk e lë me aq!

Në një tjetër koment, ua bën të qartë të gjithëve se e dashura e tij që është Jessie J, është më e mira në botë. “Të jem i qartë për të gjithë ata të tjerët që vdesin të prishin momentin me fjalë të tilla. Jenna është e bukur dhe e mrekullueshme në mënyrën e saj. Kjo s’do të thotë që është më e mirë apo më e bukur se dikush tjetër. Bukuria nuk është e matshme. Qëndron në syrin e atij që e sheh! Kështu që ndërkohë që ju bëni të tilla komente dhe thoni budallallëqe, unë do shijoj natën me zonjushën time të bukur!”- përfundon ai.

Aktori s'u përmbajt dot kur dikush, i krahasoi ish-gruan me të



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *