• |
ide | kryesore

Inter e largoi si të pavlerë, Nainggolan i jep arratinë Juventusit: grusht vetratës dhe karton i kuq për Lautaro

F1, Sport



Një gol i Nainggolan detyron Inter në barazimin e tretë radhazi e konfirmon momentin e vështirë të zikaltërve në kampionat. Në San Siro skuadra e Antonio Conte mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të Lautaros në krosimin perfekt të të ardhurit rishtaz Ashley Young (29′) por më pas në pjesën e dytë, pasi shpenzoi raste me Sensin, arrihet nga i larguari si i padëshiruar Radja Nainggolan.

Fundi i Inter-Cagliari ka qenë i ndezur me kartonin e kuq edhe për Lautaro Martinez. Sulmuesi zikaltër proteston kundër arbitrit Manganiello për një faull të pasinjalizuar e fillimisht ndëshkohet me të verdhë. Por tërbimi i argjentinasit nuk ulet dhe e sheh ti tregohet kartoni i kuq, pasi i shkoi në fytyrë arbitrit. Shokët e skuadrës mezi e përmbajnë, ndërsa pasi doli nga fusha e nxorri inatin tek vetrata në hyrje të dhomave të zhveshjes, të cilën e goditi me grushte.

Në përfundim të ndeshjes Manganiello është rrethuar nga pankina e Inter, ndërsa team manager Lele Oriali kërkonte të largonte lojtarët e stafin. Portieri i tretë Berni vrapoi në fushë për ti shtrënguar dorën arbitrit në mënyrë polemike, ndërsa tani Lautaro rrezikon ta paguajë rëndë cmendurinë e minutës së fundit: pas dy javësh është derbi i Milanos e argjentinasi mund ta shohë si spektator. Gjithcka varet nga relacioni i arbitrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *