• |
ide | kryesore

Rekordi negativ i Messi: 11 goditje në portë asnjë gol. Nuk ndodhte nga 2017

Sport

Barcellona rrëzohet në fushën e Valencia 2-0, në një mbrëmje ku asgjë nuk shkoi si duhet për blaugrana: Setien mori humbjen e parë në pankinë, ndërsa Lionel Messi vendosi një rekord të ri, por këtë herë negativ.

Nëse nuk do të bëhej fjalë për 6 herë Topin e Artë, numra të tillë ndoshta mund të dukeshin krejt normalë, por në këndvështrimin e asaj që përfaqëson argjentinasi, edhe një ndeshje me disa goditje në portë pa realizuar mund të bëhet lajm. Si raporton OptaJose, në fakt, në ndeshjen kundër Valencias, Messi ka përsëritur një statistikë shumë të vecantë: 11 kanë qenë goditjet e tij drejt portës e asnjë gol.


Një fakt që nuk i ndodhte nga dhjetori i 2017, ku në një ndeshje kundër Deportivo La Coruna, në Camp Nou, Pleshti provoi të njëjtin numër goditjesh pa shënuar. 11 goditje në kuadrat e 0 gola, numra aspak për Messi, pikërisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu