• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Në helikopterin e vdekjes, me Kobe Bryant, ka humbur jetën edhe vajza e tij 13 vjeçare

Sport

Legjenda e NBA dhe ikona e sportit Botëror Kobe Bryant vdiq sot kur helikopteri u rrëzua në një kodër në Kaliforni. Tragjedia është edhe më e madhe, sepse sipas asaj që bëhet e ditur, bashkë me ish-yllin e LA Lakers ka qenë edhe vajza e tij 13-vjecare Gianna.

TMZ ka raportuar se edhe adoleshentja ka mbetur e vdekur në përplasjen e ndodhur në Calabasas. Kobe dhe Gianna ishin rrugës për në Mamba Academy për stërvitjen e basketbollit kur helikopteri u rrëzua. Një hetim për aksidentin – që ndodhi këtë mëngjes – është duke u zhvilluar. Sipas TMZ, helikopteri ka shpërthyer në flakë pasi u përplas me tokën.

Dëshmitarët që kanë parë aksidentin kanë thënë për gazetarët se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë përpara se helikopteri të rrëzohej. Nuk është e qartë nëse piloti ka njoftuar me radio për probleme në mjet. Federal Aviation Administration kanë bërë të ditur ndërkohë se Sikorsky S-76 është përplasur në “rrethana të panjohura.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu