• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi/ Dokle u lirua sepse është penduar për vrasjet

Lajme, Të fundit

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të ri-integrohet në shoqëri.
Ky është thelbi i arsyetimit të Gjykatës së Krujës në vendimin që pranoi lirimin nga qelia të ish-anëtarit të “bandës së Durrësit”. Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, të siguruar nga A2, pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.


“I dënuari, për sa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, – lexohet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.


Nxjerrja nga qelia e të dënuarit me burgim të përjetshëm i është rekomanduar gjykatës edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës.

“Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Përveç faktit se dënimi i vuajtur kishte arritur ta edukonte Doklen, gjyqtarja Hoxha ka marrë për bazë edhe problemet depresive të të dënuarit, babain e tij të sëmurë, kontratën e punësimit të tij në një pike ndërtimi, si edhe disa vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të vlerësuar se kërkesa e tij për liri ishte e bazuar në ligj dhe në prova.

8 Comments

  1. EPO NUK PASKA PAS FAJ GJYKATESI , KY QEKA PENDU ……………………HAHAHAHAAAAA…………………………TE QIFSHA SPITALIN PSIQIATRIK

  2. Neser vret edhe ndo nje tjeter nja kater -a pese vete-,ben burg 3 vjet pastaj pendohet dhe e lirojne se na qenkerka penduar .Ate dhjevsha mu ne gjykatat dhe gjykatsit o njerez te mallkuar qe iu bete njerzit te kryejne -vetegjyqesi-.

  3. Neser vret edhe ndo nje tjeter nja kater -a pese vete-,ben burg 3 vjet pastaj pendohet dhe e lirojne se na qenkerka penduar .Ate dhjevsha mu ne gjykatat dhe gjykatsit o njerez e mallkuar qe i bete njerzit te kryejne -vetegjyqesi-.

  4. Keni dëgjuar ndonjë rast më Shqipëri që ndonjë vrasës i penduar nga gupet kriminale mafioze të vrasë veten në burg ?
    Kemi dëgjuar gjatë fushatës së “drejtësisë” së kësaj qeverie, që njërëz të varfër që janë arrestuar ngaqë nuk kanë pasur para të paguajnë energjinë elektrike, ti japin fund jetës në burg nga dëshpërimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu