• |
ide | kryesore

Ambasadori shqiptar në Kinë: Nuk paguajmë dot asnjë biletë për të nxjerrë shqiptarët

Lajme, Të fundit

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin Selim Belortaja ka folur hapur në lidhje me situatën e rëndë që po kalon Kina si dhe i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në shtetin komunist, që biletat e avionëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Belortaja është shprehur se Ambasada e Shqipërisë në Kinë nuk ka mundësi që t’i paguajë biletat shqiptarëve që ndodhen atje.

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh” – shkruan ambasadori.

“Sot, për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Ëuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi… “më dëmprurës se sa …vetë virusi”, si dhe besim!” – shkruan Belortaja.

“Deri më sot raportohen: 2823 raste të konfirmuara infeksioni, 5794 raste të dyshuara, 59 të shëruar, 81 humbje jetësh. Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave” – thotë ambasadori.

“Kemi vetëm një studente në Ëuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore – edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe!

I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën  – thotë diplomati shqiptar në Kinë. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Do u ktheka dhe ky me gjithe studentet me duket, se paska llapur pertej skaletes rilindase. Kete ne fakt do e kene harruar andej se ky eshte i LSI.

  2. Ata vete kane ikur dhe po priten nga ky shtet(vetem po pati Rama ndonje te aferm) jane te mbaruar.Si private qe kane shkuar si shtet ne i mbeshtesim me kurajo dhe qetesi.Per cdo gje mund ti drejtoheni Z,Meta se ka vendosur ti mbledhi gjithe shqiptret(por jo femijet e tij) dhe te krijoje nje parti patriotike(me paret e Monikes).Meta ju pret hajdeni.

  3. Bravo selim pordha, si te thuash ti. Dhe hitleri dhe enveri te vij ne pushtet ti e ke garant nje kock. Ska ndonje fshatar aty ne Kine ti japesh leksion per ekonomine e tregut se mbase te jep ndonje pule bereqaves. Paradite profesor, mbasdite ambasador. Mos e rruj nga virusi se ste gjen gje selim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu