• |
ide | kryesore

Ambasadorja e re e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, po jep mesazhin e saj të parë në vendin tonë. Kim e nisi mesazhin e parë me marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se 100 vite më parë, presidenti amerikan ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri.

“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë.

100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve”, tha Yuri Kim.



7 Comments

  1. Ashtu si i gjunjezohemi dhe i bindemi deri ne vdekje te Madhit Zot , ashtu i perulemi dhe i jemi mirenjohes deri ne vdekje Amerikes . Falenderime pa fund per USA .

    1. Dmth sa te na jepet rasti behemi nga Hamdi Jorgo e nga Jorgo Anton Biba, e shesim fene e besimin si te ishte lecke? Vrasim e presim njeri tjetrin degjeneorhemi me keq se cdo vend tjeter? Ne qofte bindje deri ne vdekje Zotit kjo, mjer Amerika per miqte si ne.
      Mos permend Zotin Krijues e ben krahasim me shtete e me gjera, sa eshte gje e peshtire. Jo vetem eshte e peshtire mentaliteti i skllavit qe tregon por fetarisht eshte gje e rende shume, ne besofsh ne Zot. Me vjen turp te lexoj komentin tend sinqerisht.

        1. Amelikanet e duan sum sqipelin
          ne do u japim sum oliz te ziel qe te sendoset populi sqiptar
          oliz oliz
          pilaf pilaf
          lofte ambasadolja amelikane
          qe i perlktheu plesidentit tlump ku hante oliz me lidelin e kolese se veliut kim sung
          lofte olizi me bombe atomike

  2. Faleminderit USA edhe pse jemi te vegjel e te vuajtur keni treguar vllazeri ndaj nesh, e per kete populli yne do ju jete gjithmone borxh!
    Me kembe te mbare Z.nj Ambasadore dhe qofte dielle per ju dhe per ne!

  3. Tha se kane qene me ne edhe ne 1991, kur paskemi shpetuar nga diktatura dhe komunizmi……..
    Une tani po e marr vesh….. per shpetimin nga diktatura dhe sidomos komunizmi……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *