• |
ide | kryesore

Dita e Eriksen: danezi në Milano për vizitat mjekësore

Sport



Më në fund Eriksen. Mbyllet me fund të lumtur telenovela, Inter përqafon mesfushorin danez, që ka zbritur në aeroportin Linate me një fluturim privat nga Londra, i shoqëruar nga menaxheri i tij Martin Schoots. Për, tashmë, ish-lojtarin e Tottenham janë programuar vizitat mjekësore në Klinikën Humanitas, ndërsa më pas do të vendoset firma në kontratë, që do ta lidhë me zikaltrit deri në 2024 për 7,5 milionë euro plùs bonus në sezon.

Kontakti i parë i Eriksen me Appiano Gentile mund të zhvillohet të martën, duke parë se Inter po përgatit cerekfinalen e të mërkurës në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës. Grumbullimi i parë duhet të mbërrijë për transfertën e të dielës në Udine. Për Tottenham, klubi italian do të derdhë 20 milionë euro, pa bonus, plùs përqindjen e solidarietetit (ose më saktë 5% më shumë). Spurs do të kenë gjithashtu edhe të ardhurat e një ndeshje miqësore të organizuar pikërisht nga Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *