• |
ide | kryesore

Doli në përgjimet e ‘Avdylajve’, gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Çuko

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, duke mos kaluar dosjen në ngarkim të tij për gjykim.

Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë gjykata ka rrëzuar akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.



5 Comments

  1. KY PASKA QENE VETINGU ? A U DENUA NJERI ? KETA DOLEN ME ZE E FIGURE ? KU PO SHKOJME ?
    TE QIFSHA KOLUMBINE XHIBUTIN DHE SIERRA LEONEN

    1. Me vjen keq , por ne rastin ne fjale nuk doli me ze dhe me figure qe paret per transferimin e te burgosurit i mori ky, por shoferi i tij.
      Perderi sa Shoferi i tij deklaron se nuk i ka dhene leke drejtorit, atehere akuza reduktohet ne ‘moskallzim krimi’ dhe jo korrupsjon.
      Historia eshte kopsitur para se ta marri ne dore gjykata kete ceshje. Gjykata nuk ka cfare te beje fare ne kete mes.
      Prokuroret duhet te vertetonin me prova se leket qe mori shoferi ja dha ketij drejtorit te burgjeve. Ne kete rast do te qendronte akuza per korrupsjon.

    2. prap une .

      ”” Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.””

  2. peshku i maaaadh do dali ish kryebashkiakja e Gjirokastres e paditur sepse zgjeroi rrugen. Nqs nuk i del ndonje dashnor edhe asaj dhe ja pastron dosjen. O te marrte muti more spak me gjithe vellezer e kuneter ne drejtim te tij.

  3. Te gjithe keta qe vjedhin -Lopet-nuk denohen ,denohen fshataret qe kane lopet..Ah drejtesi e leshit.Mu kujtua kjo batute nga nje skec i Pellumb Kulles tek estrada e Fierit.——-ai qe vodhi lopen nuk ka faj i tha gjykatsi fshatarit ,fajin e ke ti qe nuk e ruajte lopen .——-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *