• |
ide | kryesore

Gazetarja e The Washington Post pushohet nga puna, publikoi akuzat për përdhunim të Kobe Bryant

Paparazzi, Slider



Një gazetare e prestigjiozes “ The Washington Post” është pezulluar nga puna pasi publikoi një lajm në kohë të pa përshtatshme, pak orë pas vdekjes së basketbollistit amerikan, Kobe Bryant. Felicia Sonmez, ka postuar në Twitter një lajm ku nxirrte në pah një të shkuar të errët të Bryant. Ajo tregonte për rastin e përdhunimit të basketbollistit në vitin 2003 dhe lajmin e publikoi vetëm pak orë pasi ai ndërroi jetë në një aksident bashkë me vajzën e tij. Postimi i saj u komentua shumë nga ndjekësit dhe ajo thotë se mbi 10 mijë persona e kanë kërcënuar me vdekje. Sonmez në shkrimin e saj nxirrte dokumentet e abuzimin, përgjigjet e ADN-së dhe gjithçka që lidhej me historinë e përdhunimit.

Në vitin 2003, një vajzë 19-vjeçare pretendonte se Bryant e përdhunoi atë në një hotel në Kolorado. Këto akuza u hodhën poshtë dhe Kobe pranoi se kishte kryer marrëdhënie me vajzën në fjalë, por nuk pranonte se e kishte përdhunuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *