• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit burg turkun Selami Simsek

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës dënoi sot me 1 vit burg turkun Selami Simsek, i cili në korrik 2019 ishte kapur në aeroportin e Rinasit teksa po udhëtonte tranzit me vizë false drejt Kanadasë.

Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg. Kërkesë që u pranua nga gjykata, por që u ul me 6 muaj për shkak të periudhës së gjatë të kaluar tashmë në paraburgim nga Şimşeku.

Avokati i turkut 39-vjeçar kundërshtoi kërkesën e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës duke theksuar se ai është baba i 2 fëmijëve dhe se, që në momentet e para, ka bashkëpunuar me autoritetet.

Simseku pak ditë më parë kërkoi azil duke argumentuar se i rrezikohej jeta në rast ekstradimi në Turqi. Ai konsiderohet anëtar i Lëvizjes Gylen, e shpallur organizatë terroriste pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016 për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Erdogan.

Arrestimi i Şimşekut u bë bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, i cili u dëbua më 1 janar të këtij viti sapo shleu dënimin me burg për falsifikim dokumentesh.



1 Comment

  1. MERO GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH ERDOGANIT DHE ALEXANDER VUCIC ME URDHER TE EDI RAMA’zonit thotë:

    I le te lire kriminel dhe hajdut si psh SAIMIR Tahirin &co dhe e denojn nje njeri ne hall ,se vendosi te ik nga torturat e mikut te edi RAMES ,Erdoganit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *