• |
ide | kryesore

Këta janë dy shqiptarët fitues të çmimit për kinematografi më të mirë në ShBA

Paparazzi, Slider



Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjaltit”. Çmimi u dha në ceremoninë e 34-t të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers) që u mbajt në Los Angeles.Dokumentari “Honeyland” u veçua si filmi më i mirë dokumentar, dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte.

“Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, tha Samir Luma në fjalimin e tij në skenë.

Filmi është në regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska-s, produksioni është i Atanas Georgiev, ndërsa kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit.

Shpërndaje



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *