• |
ide | kryesore

Klauzola e çmendur: nëse Pochettino kthehet të drejtojë, Tottenham përfiton 10 milionë stërlina

Sport

Mauricio Pochettino e Tottenham janë ndarë tashmë prej muajsh. Por raporti mes shoqërisë dhe ish-teknikut është ende i lidhur, shumë madje. Në fakt, sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, nëse tekniku do të kthehet të drejtojë një klub, edhe Spurs do të kishin përfitim.

Në kontratën që lidh Pochettino me Tottenham është një klauzolë që detyron trajnerin të derdhë 10 milionë stërlina për Spurs në rast akordi me një tjetër klub për ta drejtuar këtë sezon. Tekniku është prfolur shpesh si kandidat për pankinën e Bayern Mynih e Manchester United, por një ‘po’ e mundshme, do ti kushtonte rëndë argjentinasit.


Në të kaluarën vetë Pochettino dukej se ishte emri që do të ulej në pankinën e Barcellona por, ndoshta, pikërisht kjo klauzolë e ka ndaluar të konkretizohet tratativa. Tani mbetet për tu parë nëse, përpara fundit të sezonit, ndonjë klub i rëndësishëm do të bëjë përpara e cfarë do të bëjë në atë rast Pochettino…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu