• |
ide | kryesore

Klopp paralajmëron: “Në FA Cup do luajnë të rinjtë e unë nuk do jem në pankinë”

Sport



E kishte thënë hapur në të kaluarën: “Ka shumë ndeshje në Angli”. Jurgen Klopp nuk ndryshon mendim dhe pas barazimit të Liverpool 2-2 në FA Cup kundër Shrewsbury është kthyer të flasë për pushim dhe zgjedhje. Rezultati i marrë në Kupë do ti detyrojë kampionët e Europës të përsërisin sfidën në Anfield. Një ndeshje që, si e pranon vetë tekniku, do të shohë në fushë lojtarët më të rinj dhe jo të zakonshmit Salah, Firmino e shokët.

Sipas asaj që bën të ditur The Guardian, Klopp ka qenë i qartë: “Kemi ndërmend të respektojmë idenë origjinale të pauzës dimërore”, ka thënë tekniku i Liverpool. “Respektojmë mirëqenien e lojtarëve e ata kanë nevojë për këtë kohë të lirë. Në prill morëm një letër nga federata që na kërkonte të mos organizonim asgjë gjatë javës së pauzës e nuk e bëmë. I lejuam lojtarëve kohë të lirë e disa prej tyre shkuan me familjet. Do të vazhdojnë të mbahen në formë, por nuk duhet të luajnë futboll atë javë e nuk duhet të futen në Melwood”.

E atëherë, në 4 shkurt në ndeshjen e përsëritur kundër Shrewsbury do të shihet dicka shumë e ngjashme me atë që u luajt në skenë rreth një muaj më parë kundër Aston Villa, në kupën e Ligës. Rezerva e të rinj të ndjekur nga Neil Critchley që do të marrë rolin e Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *