• |
ide | kryesore

KLP komandon 5 drejtues prokurorish në rrethe

Arkiva, Lajme, Të fundit

KLP ka miratuar sot projektaktet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.


Brahim Dragoshi është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër.


Lorenc Mërkuri komandohet drejtues i Prokururorisë Sarandë.

Erion Çela komandohet drejtues i Prokurorisë Vlorë.

Ludovik Doda komandohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës dhe Asllan Bajramaj drejtues i Prokurorisë Përmet.

Gjithashtu Lazër Çardaku dhe te Afredita Ndoi janë komanduar prokurorë respektivisht në Prokuroritë e Apelit të Shkodrës dhe Apelit të Durrësit.

NJOFTIMI I KLP 

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër” nga 27.01.2020 deri me 26.04.2020.

Miratohet me shumicë votash projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Lorenc Mërkuri në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Miratohet unanimisht projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Erion Çela në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Ludovik Doda në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet  projektakti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Afredita Ndoi në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet unanimisht projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Miratohet me me 7 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm  në pozicionin e prokurorit të Ylli Pjetërnikaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu