• |
ide | kryesore

Lajm i bujshëm nga Franca: “Zidane përplaset me Perez, në fund të sezonit tek Juventus”

Sport



Zidane-Real, edhe njëherë probleme. Pas lamtumirës që pasoi mbrëmjen e Kievit, në fund të sezonit mund të ketë një përsëritje të befasishme të situatës ndarëse mes teknikut francez e klubit blancos. Kjo është ajo që qarkullon në Francë, ku Soccerlink.fr flet për një thyerje të re të mardhënieve mes trajnerit, që solli në Madrid tre Champions të fundit, e presidentit Florentino Perez. Tani, të gjithë janë të përqendruar në kampionat, por në fund… lamtumirë e faleminderit.

Një skenar që duket absurd, nëse nuk do të kishte ndodhur më parë në maj të 2018. Në atë kohë konflikti ishte mes francezit dhe Perez, por edhe tani janë sjelljet e numrit 1 madrilen që shqetësojnë mendimet e teknikut. Në radhë të parë, kontaktet e shpeshta me Mourinho në fillim të sezonit, kur Real ishte në vështirësi e pankina e Zidane e lëkundur. Pastaj refuzimi për blerjen e Pogba, një pedinë e konsideruar vendimtare për teknikun, por për të cilin shoqërià nuk lëvizi kurrë seriozisht.

Në Francë pretendojnë se Zizou i ka idetë e qarta dhe se ditën që do të largohet nga Real do ta ketë të garantuar pankinën e re: atë të Juventus, që sipas Zidane, thënë nga burime pranë tij, e pret me krahë hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *