• |
ide | kryesore

“Lojtar i një tjetër bote”: ish-portieri i Real Madrid elozhe për Neymar

Sport



Paris Saint Germain u imponua 2-0 ndaj Lille në transfertë, falë dy golave të Neymar. Braziliani ka tërhequr PSG, duke u dëshmuar edhe njëherë vendimtare për francezët. Koha kur në Parc des Prince rezervonte vetëm kontestime ka kaluar, sepse O’Ney i ka fituar të gjithë.

Ai që nuk kishte nevojë të bindej për aftësitë e brazilianit është Keylor Navas, portieri i francezëve e ish-Real Madrid që shpesh në Spanjë kishte luajtur pikërisht kundër tij. Numri 1 i Costa Rica ka folur për Telefoot pikërisht për sulmuesin dhe objektivat sezonalë të Psg: “Neymar? Èshtë një lojtar i një tjetër niveli, i një tjetër bote. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Na bën më të fortë, e dimë që është i vendosur të japë gjithcka për skuadrën për të arritur objektivë të rëndësishëm”, ka thënë portieri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *