• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama po përdor takimin me Merkel për të krijuar idenë se Gjermania është pro çeljes së negociatave dhe ‘Mini-shengenit’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama përdori takimin që zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Berlin. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ teksa komentoi takimin në fjalë, Lubonja tha se kreu i qeverisë shqiptare po përdor kancelaren për të krijuar idenë se ajo Gjermania është pro çeljes së negociatave dhe ‘Mini-shengenit’. Po ashtu Lubonja u ndal tek reforma në drejtësi, ndërsa theksoi se ndryshe nga Merkel, ai dhe shumë shqiptarë mendojnë se kjo nismë është histori dështimi. Ai tha se ndërkombëtarët na shohin ne kontekstin gjeopolitik, ndërsa shtoi se legjitimitetin duhet ta përcaktojë shteti ynë.

“Takimi, përveç tërmetit, lidhet dhe me një temë tjetër, atë të hapjes së negociatave. Sipas Ramës, Gjermania dhe Merkel është pro negociatave, ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, që na fut në debatet që ai ka pasur me Haradinajn. Mendimi im për çështjen e negociatave është ky; hapen apo nuk hapen, pak janë shanset që të ndërrojnë gjerat në Shqipëri. Edhe mund të ketë shans që të hapet procesi i negocimit për hyrje në Europë. Turqia i ka hapur me dekada më përpara dhe ende nuk është bërë pjesë e BE.

Ky është problemi nëse do bëhemi apo jo. Për arsye gjeo-politike sot duket se ka ndryshim qëndrimi tek Franca. Të shohim se ça do ndodh në Kroaci. Janë ndryshime që nuk mendoj se duhen matur me peshoren e asaj nëse kemi bërë suksese apo jo suksese. Ato do t’i matim ne më shumë se sa gjermanet. Më bëri përshtypje që Merkel në konferencën e fundit ka thënë se; Ne çmojmë reformën në drejtësi.

Unë mendoj se reforma në drejtësi nuk është histori suksesi, por dështimi dhe mashtrimi. Për arsye gjeo-politike i duhet dhe Merkel që të thotë se është histori suksesi, por ka dezinformim. Edhe opozita jonë nuk është e qartë në këtë proces. Mbetet e hapur çështja. Vlen të komentohet dhe çështja e ‘Mini-shengenit’. Në këtë rast kemi një lloj përdorimi që i bën Rama takimit me Merkel, për debatin që ka pasur me klasën politike ku thotë; ‘Kam Merkel me vete’. Rama i përdor ndërkombëtarët kur i duhet. Problemi që ka Mini-Shengeni me Kosovën, është se Serbia nuk e njeh këtë shtet. Përfshirja direkte e Kosovës, do të thotë; informimi i saj me Mini-shengenin. Duhet të ishte primar nga shteti shqiptar, siç e bëri Rama.

Të përdorësh Merkel për të bërë polemikë me shqiptarët dhe ata në Kosovë, na rrit varësinë ndaj të huajve. Dhurata është një gjë që hidhet në koshin e plehrave, nuk është e fituar. Fakti që në Shqipëri ka një tjetër mendim, gjykim, nga ai që shfaqi Merkel për reformën në drejtësi. Është e PD, është i imi, i shumë njerëzve. Për ne reforma në drejtësi është më së shumti një gjë ose e ideuar për të kapur drejtësinë nga Rama. Kjo bën të mendojmë se ka dy vlerësime; Merkel e vlerëson, këtu nuk vlerësohet.

Ne nuk mund të na hipnotizosh me një deklaratë të Merkel se; Reforma në drejtësi është sukses. Ky manipulim me ndërkombëtarët, ose manipulim i ndërkombëtarëve, për të manipuluar shqiptarët, është problem që duhet zgjidhur. Shqipëria nga ndërkombëtarët shikohet në kontekst më të gjerë, gjeo-politik. Ideja e përfshirjes së Shqipërisë në BE, por dhe Maqedonisë së Veriut, në këtë kontekst shikohet Europa. Unë mendoj se duhet të jetë patjetër bashkimi me Europën, por nuk mjafton kjo për të qenë mirë me vendin tonë. Ngulmoj që këto takime i duhen Ramës për të mbajtur këtë iluzion, por duhen ridimensionuar. Jo siç i manipulonte shqiptarët Enver Hoxha në kohën e vet”, tha Lubonja.

Po ashtu analisti ka komentuar dhe deklaratën e parë pas marrjes së detyrës nga ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

“Mesa pashë ajo ka bërë një deklaratë të përgjithshme që lidhet me marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA. Ata shikojnë interesin e tyre. Shqipërinë e shohin në kontekstin në gjeopolitike. Lufta që këtu të ketë më shumë demokraci, liri më shumë të drejta të mediave, ekonomik të pastër dhe të qëndrueshme, kjo është puna jonë. Ambasadorja e ka të fundit në axhendën e vet. Ndërkombëtarët janë përcaktues, padyshim.

Nëse Rama do dilte në një qëndrim anti-amerikan, anti-europian dhe me lidhje me Rusinë, do kishte rënë qeveria sot. Enver Hoxha nuk do të qëndronte një vit në këmbë sikur mos të kishte Bashkimin Sovjetik. Ai lidhej gjithmonë me një të huaj dhe bëri katastrofë. Një nga arsyet se pse Palmer mori në telefon dhe kërcënoi PD; ‘Nëse ju bëni bllokimin e zgjedhjeve, do ju fusim në listë si organizata terroriste’. Kjo u tha nga rreziku i një destabilizimit që përfshin Shqipërinë. Kjo është e rëndësishme, stabilitet në një rajon që e kanë në sundimin e tyre. duhet të jemi më të pavarur”, tha Lubonja.



5 Comments

  1. PO TA DEGJONI ALFRED PEZEN HAJDUTI $1MILION DOLLAR ATO JAN HAPUR ME KOHE .DHE PO TE LEXON MERO GELBAZA KELLIRA GJERMANIA KA BERE ED KARIN KANCELAR GJERMAN,KURSE AI ZAGARI I TOP CHENEFIT MUHAMED VELIU ,BENE MIRE TE RREGULLOJ ATE DHEMBE DHE SURRAT TE QELBUR

  2. Sepse e shoh me dyshim që znj.Merkel në deklaratën e saj e përmendi disa herë “gjeopolitikën”.
    Kjo e flamosura ” gjeopolitikë europiane, .
    disa herë e ka djegur Shqipërinë në historinë e saj.
    Nuk e kam fjalën e pajtohem me mendimin e Lubonjës për hapjen e negociatave.
    Nese për “arsye gjeopolitike” BE a më saktë Gjermania, ka vendosur që ti fillojë sivjet negociatat, pas kaq vitesh stanjacioni, për hajr qoftë se do të shtohet më shumë kontrolli i BE për politikën shqiptare, e do të kujtohet BE të ndajë edhe një koromane për Shqipërine e jo veç për Serbine nga halli se mos ajo e fut edhe këmbën tjetër në Rusi. Por më shumë më habisin deklaratat se Shqipëria paskej arritur suksese veçanërisht me reformën në drejtësi.
    Kjo është si tju thuash shqiptarëve që ne e dimë se kush është Rama që keni zgjedhur, po na leni të qetë për ca kohë që të zgjidhim gjeopolitikën europiane në tërësi e mandej do të vijnë juristët tanë e amerikanë ti rinë në kokë drejtësisë së “reformuar” që do të bëjnë drejtësinë që prisni.
    Thua vërtetë znj. Merkel nuk është e informuar se në çhall kanë shkuar shqiptarët që edhe tërmeti ju duhej ?
    Thua të mos ta ketë lexuar rezolutën me 9 kërkesa të parlamentit gjerman që i ve disa detyra drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar korrupsionin e abuzimet me votat ?Nuk ke se çfarë shton më, por veç ta mbyll me fjalët : “Rrofsh o tërmet se e le Ramën mbret” !

  3. Rama le te genjeje gomeret (njerez te me ndjeni) ose ato qe e hajne tullumin e mashtrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *