• |
ide | kryesore

“Më kujton Ronaldon”: Ronaldinho ‘pagëzon’ yllin e ri të Arsenal

Sport



Po entuziazmon Premier League duke marrë shumë komplimenta nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit. Gabriel Martinelli, sulmuesi 18 vjecar i Arsenal, i pëlqen dhe i bind të gjithë. Edhe një fenomen si Ronaldinho. Ish-ylli brazilian, duke folur për Mirror, ka shprehur idenë e tij mbi talentin e Gunners, me një krahasim vërtetë të rëndësishëm.

“Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinelli e të ardhmen e tij. Të kesh talent është dicka, por gjëja më e rëndësishme është dicka tjetër: të kesh besim tek vetja në moshën 18 vjecare”, ka thënë Dinho. “Më kujton Ronaldo (Fenomeni). Në sezonin e tij të parë në Europë, shënoi 30 gola e njerëzit menduan: ‘Kush është ky brazilian 18 vjecar’. Donte të luante me topin e vraponte tek kundërshtarët pa asnjë frikë, pavarësisht nga skuadrat dhe lojtarët që kishte kundër. Tani shoh të njëjtën gjë tek Martinelli. Gabriel dëshiron vetëm të marrë topin e të shënojë. Ronaldo u bë më i miri në botë e ky mund të jetë objektivi edhe i Martinelli”, ka përfunduar Ronaldinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *