• |
ide | kryesore

Merkel pas takimit me Ramën: Në mars duam dakordësi për fillimin e negociatave

Lajme, Të fundit



“Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Keshtu ka deklaruar sot kancelarja Angela Merkel, ne deklaraten per mediat dhene gjate konferences se perbashket me kryeministrin Rama, pas takimit mes tyre në Berlin.

 Fjala e plote e Merkel

Të nderuar zonja e zotërinj,

I uroj mirëseardhjen Kryeministrit, z.Edi Rama. Jam e gëzuar sot që mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në këtë takim, gjithashtu do të kemi mundësi të kujtojmë dhe tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre.

Mbi 50 viktima humbën jetën. Unë jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi dhe gadishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse. Megjithatë kjo ishte një goditje e rendë për Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri të marrëdhënieve dypalëshe, për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë.

Dëshiroj të them në mënyrë të qarte se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në mënyrë të tillë që të përmbyllet.

Kjo reformë ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë. Për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian.

Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE.

Komisioni i ri Evropian synon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjepolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.



1 Comment

  1. ANGELA MERKEL E PYETI ED RROTEN ,QKA SHKRUAN NE WIKIPEDIA JUAJ DIQKA DOSJA KRISTAQ RAMA VS EDI RAMA ,I ZENE NGUSHT EDI THOT,NJE BYTHLEPIRES MERO GELBAZA KELLIRA KA BOTUAR NJE HISTORI TE FAMILJES TIME PRIVATE,! MERO GELBAZA ESHTE NJE BYTHLEPIRES I IMI DHE SALI BERISHES E PERDORIM PER LETRA HIGJENIKE,KURSE BURRAT E ORGANIZATES MERO GELBAZA JUA FUT KARIN NE BYTH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *