• |
ide | kryesore

Mihajlovic shtrohet përsëri në spital: tekniku po kryen terapinë post transplant

Sport



Sinisa Mihajlovic është kthyer në spital. Ashtu si bëjnë të ditur në Poliklinikën Sant’Orsola të Bolonjës, përmes një komunikate, tekniku kuqeblu është shtruar në Institutin e Ematologjisë ‘Seragnoli’ për tiu nënshtruar një terapie antivirale që mund të bëhet e rëndësishme pas transplantit të kryer. Personeli sanitar mendon se kohëzgjatja e qendrimit në spital duhet të jetë më e shkurtër se ajo e shtrimeve të mëparshme.

Mihajlovic kishte njoftuar publikisht se është prekur nga një formë e leucemisë në mesin e korrikut të vitit të kaluar. Pas disa cikleve të terapisë, ai iu nënshtrua transplantit të palcës, nga një donator jo familjar në 29 tetor. Rreth një muaj nga ndërhyrja, tekniku organizoi një konferencë për shtyp në prani të mjekëve për të njoftuar gjendjen e tij të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *