• |
ide | kryesore

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, por u larguan pa thënë nëse arritën marrëveshje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë.  Palët nuk kanë treguar nëse në këtë takim, që mendohej të jetë vendimtari, është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë.

LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV-së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt.

Zyrtarët e lartë të dy partive që morën pjesë në takim kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *