• |
ide | kryesore

Pesë familje të shkatërruara: kush ishin nëntë viktimat e rrëzimit të helikopterit

F1, Sport



Nga aksidenti ajror që rrëzoi helikopterin e Kobe Bryant, bashkë me legjendën e NBA humbën jetën nëntë persona në total. Përveç legjendës së basketbollit dhe vajzës 13-vjeçare Gianna Maria Onore, në helikopterin e rrëzuar në kodrat e Calabasas, në Kaliforni ishin edhe dy shoqe të skuadrës së vajzës, Alyssa Altobelli – viktimë bashkë me prindërit dhe Payton Chester, me nënën e saj. Përveç tyre edhe ndihmës trajneri i ekipit të femrave të basketbollit dhe piloti.

Kush janë viktimat

Gianna Maria Onore BRYANT
Vajza e dytë e Kobe lindi në 2006. Ajo ishte 13 vjeç dhe u konsiderua një yll në zhvillim në basketboll, e vetmja nga katër vajzat e legjendës së basketbollit që kishte shfaqur pasionin e saj për sportin e koshit.

John ALTOBELLI
John Edward Altobelli ishte një trajner basketbolli me origjinë italiane. Ai ishte 56 vjeç dhe ishte trajneri historik i Orange Coast College, ku kishte drejtuar për 27 sezone. Në aksident ai humbi jetën së bashku me gruan e tij Keri dhe vajzën Alyssa. Ai la dy fëmijë të tjerë: Alexis dhe JJ.

Keri ALTOBELLI
Gruaja e John dhe nëna e Alyssa-s.

Alyssa ALTOBELLI
Vajza e John dhe Keri, shoqe skuadre e 13-vjeçares e Gianna Maria në Akademinë e Sporteve Mamba.

Christina MAUSER
Ajo ishte 38 vjeç, ishte asistent trajnere në basketboll në shkollën Harbour Day dhe gjithashtu punoi për ekipin e femrave të Mamba Academy të themeluar nga Kobe Bryant në vitin 2018. Ajo la burrin e saj Matt, i cili i pari konfirmoi lajmin e trishtuar në Facebook, dhe tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, më i rrituri 11 vjeç.

Sarah CHESTER
E ëma e Payton Chester, një tjetër vajzë viktimë në aksident. Fqinje në shtëpinë e Kobe Bryant në Orange County.

Payton CHESTER
Një tjetër shoqe e skuadrës së Gianna Maria, që e thërrisnin “Pay Pay”. Vajza studionte në Saint Margaret Episcopal School.

Ara ZOBAYAN
Ishte 50 vjec, ishte një pilot ekspert në Island Express Helicopters, kompania pronare e mjetit që u rrëzua. Jetonte në jug të Los Angeles dhe ishte i mësuar të drejtonte fluturime me shikueshmëri të ulët, sic duket jo këtë radhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *