• |
ide | kryesore

Rama: Merkel e mbështet ‘Shengenin Ballkanik’, por në Kosovë nuk duan ta kuptojnë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se ka diskutuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel edhe për ‘Shengenin Ballkanik’.

Rama u shpreh se kancelarja e mbështet këtë. Kryeministri tha për Top Channel se Merkel e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur atë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Natyrisht kancelaria është tejet mbështetëse për këtë proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do të gjejë një mbështetje gjithmonë dhe më të madhe. Konsiderohet një nisëm shumë domethënëse dhe fakti që kjo nisëm u ndërmor nga nga tre vende por jo si një nisëm ekskluzive por një nisëm gjithpërfshirëse ku të gjitha vendet janë të ftuara dhe fakti që në fund të ditës kjo nisëm nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakortësuara gjatë procesit të Berlinit e bën kancelarin shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin.

Përfshirë dhe faktin që ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës.

Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje.

Dhe e fundit fare sigurisht që ka një të dhënë domethënëse të ditëve të fundit që është shtysa e fortë e ambasadorit Grenell duke i detyruar palët dhe madje KFOR të ulet në tavolinë me Beogradin për të nënshkruar linjën e lëvizjes në linjën ajrore Prishtinë –Beograd dhe më pas në hekurudha që u përshëndet me të drejtë nga ata të cilët ndërkohë nuk lenë baltë pa hedhur mbi një proces që e kam nxitur unë dhe që shkon në të njëjtin drejtim.

Dhe kjo është diçka që përfitoj nga rasti ta them edhe pse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e diskutimeve të kancelares që është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb.” – tha Rama në një intervistë për Tch.

 

 



6 Comments

  1. Nuk kuptohet tradhtari jo, pasi mendon me mbush xhepat e me u pjerdh nga syte kembet.
    Sa mire qe nuk te kuptojne o tradhtar.
    Kosova ta shpalli sa me pare nongrata kete tradhtar te kesaj kohe. E te futet ne histori me tradhtaret e tjere shekullor.

    1. Hik o kar , se me njerez me mentalitet si yti , nuk shkohet as ne banjo.
      Kosovaret do te bejne te gjitha ato qe Rama nisi , jo se duan Amerikanet apo Gjermanet por se eshte per te miren e shqiptareve ne te dyja anet e kufirit.
      Faktkeqsisht tipa me tru sa te nje pule ka plot ne shqiperi dhe kosove qe ju del kollaj sharja ‘tradhetar’
      Debil.

      1. Rama eshte politikan i botes se vjeter qe i ka perenduar ora ne mbylljen e shekullit 20.

        Do bente mire ti kalonte ditet me shokun e tije te ngusht Sali per te mire te Shqiperise e Kosoves bashke.

        Tradhtar eshte, kur percan Njerzit e zakonshem diten me diell, artistet, sportistet, intelektual, nuk eshte gje tjeter vecse tradhtar. Te pelqen s’te pelqen ty une keshtu i shikoj politikanet tipik si Rama, Iliri, Luli, Mona problem kombetar.

        E ke degjuar ate thenien. Never trust a politician? Ke dhjetra meme ne google. Hidhi nje sy kot.

  2. Po mire more bythqir njeri. Pse nuk flet edhe per Malin e Zi ti, se edhe ata nuk duan. Po ç’pidhin e Netes kerkon ti qe shan vetem Kosoven ne kete rast mor njeri i ndyre. Ishall te mer zoti cfare ke afer, se qe do te te vije dita per burg kjo nuk do mend.

  3. Nuk ka problem qe shqipetaret u shkulen nga shqiperia, nuk ka problem qe mjerimi eshte shtruar kembekryq…”zotnia” ka muaj qe nuk ulet ne zyre por hiqet li “lider boteror”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *