• |
ide | kryesore

Reagon Vetëvendosje: S’ka marrëveshje me LDK-në, nesër në takim edhe ndërkombëtarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK-në nuk kanë arritur marrëvshje për formimin e Qeverisë.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT-it (Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë).

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.



5 Comments

  1. Kjo eshte absurde sepse nderkombetaret mund te negociojne ne konfliktet midis qeverise dhe opozites, por jo te shprehin preferencen per nje koalicion apo per nje tjeter. Mesa duket ne Ballkan harrohet cdo lloj norme sjelljeje politike apo diplomatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *