• |
ide | kryesore

Rikthehet sërish në vetting prokurori i çështjes ndaj Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) rihapi hetimet për prokurorin e krimeve të rënda Anton Martini. Shkak u bë një denoncim më 11 dhjetor ndaj prokurorit Martini.

Sipas denoncuesit, prokurori Martini në kohën kur ka qënë drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.

Nga hetimet e KPK rezultoi se zëvendësimet e prokurorëve në 13 dosjet e marra për shqyrtim 10 prej tyre i kanë kaluar të njëjtit prokuror.

Prokurori Martini ka qënë prokurori i disa dosjeve të rëndësishme.

Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij. Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.

Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kriminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kriminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së. Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.



3 Comments

  1. Shume dashakeqes ky ankim.Flas me kopetence si pjese e kesaj .Anton Martini eshte nder prokuroret me te nderuar,profesionale,me integritet,eshte nje nder burrat e radhe qe ka Shqiperia,eshte nder prokuroret e radhe te pandyre.Ai qe ka padit per veprimtarine e tij ne Shkoder asht dashte me thane ma pare se ai kurre nuk eshte bere pale me krimin por asht mbeshtete te prokuroret e nivelit te tij qe jane si ai.Sikur Shqiperia te kete 12 prokurore si Anton Martini do ishte ndryshe sot , jo ketu ku jemi. Kujdes kur cenohen personalitete te tille qe jane shembull morali ,karakteri profesional qendrese ndaj se keqes.Per bij te tille
    ka nevoje Shqiperia.

  2. Shume dashakeqes ky ankim.Flas me kopetence si pjese e kesaj .Anton Martini eshte nder prokuroret me te nderuar,profesionale,me integritet,eshte nje nder burrat e radhe qe ka Shqiperia,eshte nder prokuroret e radhe te pandyre.Ai qe ka padit per veprimtarine e tij ne Shkoder asht dashte me thane ma pare se ai kurre nuk eshte bere pale me krimin por asht mbeshtete te prokuroret e nivelit te tij qe jane si ai.Sikur Shqiperia te kete 12 prokurore si Anton Martini do ishte ndryshe sot , jo ketu ku jemi. Kujdes kur cenohen personalitete te tille qe jane shembull morali ,karakteri profesional qendrese ndaj se keqes.Per bij te tille
    ka nevoje Shqiperia.Nderim e respekt per kete burre te vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *