• |
ide | kryesore

Rikthimi në skenë pas depresionit i Demi Lovato

Paparazzi, Slider



Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Awards 2020, ku ofroi një performancë emocionuese.

Demi e shmangu Tapetin e Kuq, por u ngjit në skenë për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018.

Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone”. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Disa ditë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë”. “Unë i dëgjoj dhe i dëgjoj këto vargje si një klithmë për ndihmë,” tha Demi gjatë një interviste në New Music Daily me Zane Lowe. “Dhe kur e dëgjon fillon edhe mendon, ‘Si askush nuk e dëgjoi këtë këngë dhe të ndihmonte këtë vajzë?’.”

“Unë e regjistrova këngën dhe mendoja se isha mirë, kur qartazi nuk isha,” shtoi Lovato. “Madje e dëgjoj sërish dhe mendoj, “Oh Zot, sa dua të kthehem në kohë dhe të ndihmoj atë version të vetes.”

Demi nuk ka kënduar në skenë që nga fillimi i 2018-s dhe performanca e saj mahnitëse i emocionoi të gjithë.“Jam përpjekur të flas me pianon,

Jam përpjekur të flas me kitaren,
Kam folur me imagjinatën,
Kam besuar te alkooli.
Jam përpjekur vazhdimisht
Kam treguar sekretet derisa zëri më shteroi
E lodhur nga biseda boshe
Sepse askush nuk më dëgjon më…” thotë Demi në një një pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *