• |
ide | kryesore

Strakosha bën mea culpa: “Falenderoj shokët që rikuperuan gabimin tim”

Sport



Seria e Lazio prej 12 suksesve radhazi është ndërprerë në derbin e kryeqytetit, përballë Romës. Fatkeqësisht, protagonist me një dalje të gabuar, në golin e Dzeko, ishte portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Numri 1 i bardhekaltërve, pika e sigurisë së formacionit të Simone Inzaghi, ka ndjerë më shumë se të gjithë peshën e këtij barazimi, që nuk e ka lënë Lazio të marrë vendin e dytë në renditjen e Serie A.

Për të shprehur zhgënjimin e tij, për gabimin e bërë, por edhe falenderimin për shokët e skuadrës, që rikuperuan rezultatin, Strakosha ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, në të cilën bën mea culpa. “Falenderoj të gjithë shokët e mi që rikuperuan ndeshjen pas gabimit tim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *