• |
ide | kryesore

Boeri dhe Casamonti, si rrobaqepës të këqij mafiozësh

2, Ide

Zoti Drejtor!

Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj paska hedhur, para ca kohësh, një postim në “Facebook”, në të cilin i drejtohej të gjithë fansave të tij (apo të bashkisë) duke u thënë se, nëse shohin ndonjë nga ata që kanë sharë stadiumin të shkelë në ambientet e kësaj kryevepre, t’i bëjnë një foto, ta hedhin në “Facebook”, e ta tallin duke i treguar injorancën apo hipokrizinë. Nuk i kujtohej emri yt. Edhe unë nuk u interesova ta gjej kur vendosa të të drejtoj këtë letër publike, pasi mendova se ka shumë si ti, që punojnë si prapavija e oligarkisë vendimmarrëse, për të cilët mund të vlejë ajo thënia “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!”, pasi mendojnë se vërtet atje është bërë një kryevepër. Nëpërmjet kësaj letre, pra, po i drejtohem kësaj kategorie me shpresën se ndokush prej jush do të fillojë ta shohë me një sy tjetër, jo thjesht atë që keni bërë me stadiumin, por çfarë po bëni në Tiranë.


Së pari, dua të të them se unë jam një nga ata që e kam quajtur prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” një krim ndaj Tiranës dhe po të konfirmoj se nuk e kam ndryshuar mendimin, edhe pasi e pashë (nga jashtë) “kryeveprën” Casamonti/Rama të përfunduar, përkundrazi sot ngulmoj edhe më fort se është një përbindësh, që i shtohet shëmtimin galopant të Tiranës. Desha të të them, gjithashtu, edhe se nuk besoj se ti apo ndonjë nga fansat e tu, apo të bashkisë, do të më shohë ndonjëherë në shkallët e atij stadiumi, sepse kam vendosur që jo vetëm aty, por në shumë nga ndërtimet/shëmtimet që keni kryer apo po kryeni, të mos shkel, në formë refuzimi për ta identifikuar veten me to.

Në argumentet e mia, nuk dua të ndalem te vënia në dukje e faktit se në kohën kur jetojmë, se kush ka të drejtë të ketë shijet, mendimet dhe besimin e vet, se ka të drejtë gjithashtu t’i ndryshojë ato nga kontakti me ide të tjera e vlera të tjera (siç shpresoj edhe për ty), pa u përqeshur apo linçuar nga të tjerët. As të futem në diskursin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, sepse këtë argument e kam shteruar aq shumë dhe është trajtuar aq shumë së fundmi lidhur me temën e shkatërrimit të stadiumit apo të Teatrit. Nuk do të futem as në shëmtimin moral të korrupsionit apo pastrimit të parave që shfaqet në këto ndërtime, në mënyrën më ulëritëse. Ajo që unë mendova të të sjell si argument se përse stadiumi është copë e madhe shëmtire në kuadrin e shëmtimit galopant të Tiranës, është diçka shumë më prozaike dhe teknike. Kam vendosur ta argumentoj këtë duke të të sjellë në këtë letër disa fragmente nga Dekreti ndërministror 2 prill 1968, n. 1444; një dispozitë e Republikës italiane, që është ligji që përcakton standardet urbanistike në Itali, me fjalë të tjera, kufijtë dhe rregullat e zhvillimit urban, që duhet t’i respektojë çdo Plan Rregullues i secilës komunë italiane (shtetas të së cilës janë arkitektit i kullës me stadium Casamonti, si dhe Stefano Boeri, hartuesi i strategjisë “Tirana 2030”, dy arkitektët e referimit të Kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë).

* * *

Ligji në fjalë përcakton në krye të tij ato që quhen Zona Territoriale Homogjene (shkurt ZTH) A, B, C, D, E dhe F. Unë po ndalem në tri të parat, që lidhen me standardet e qyteteve.

“A) zona me vlerë të veçantë historike, artistike ose mjedisore ose zona që përmbajnë pjesë të zonave të këtij lloji, nëse ato konsiderohen pjesë integrale;

B) zona tërësisht ose pjesërisht të ndërtuara përveç A);

C) zona për komplekse të reja ndërtimore”. Do të ndalem në tre nëntituj kryesorë të këtij ligji.

1. Raportet maksimale midis hapësirave të banimi

“Për secilin banor dhe për secilën zonë banimi, pa përjashtim dhe pavarësisht nga lloji i ZTH, duhet të garantohen 18 m² hapësira publike të destinuara për veprimtari kolektive, zona të gjelbër ose parkingje – përveç hapësirave të destinuara për ndërtesa.

Këto 18 m²/pb (për banor) duhet të ndahen si më poshtë:

a) 4,50 m²/pb hapësira për arsimim: çerdhe, kopshte dhe shkolla të detyrueshme;

b) 2.00 m²/pb sipërfaqe për objekte me interes të përbashkët: fetare, kulturore, sociale, mirëqenie, administrative, zyra shërbimesh publike (si zyra postare, mbrojtje civile) dhe të tjera;

c) 9,00 m²/pb sipërfaqe për hapësirat publike si parqe dhe sheshe lojërash sportive, të cilat mund të përdoren për këto qëllime, me përjashtimin të shiritave të gjelbër përgjatë rrugëve;

d) 2.50 m²/pb sipërfaqe për zona të parkimit (si shtesë e zonave të parkimit të parashikuara nga neni 18 i ligjit nr. 765): këto zona – në raste të veçanta – mund të jenë me kate”.

I dashur drejtor, lidhur me atë se sa m² hapësirë publike na takon ne si individë në këtë qytetin tonë, po ta le vetë ta llogaritësh. Në lagjen ku banoj unë, më del se mund të jetë midis 0 deri në 1 m², sepse e vetmja hapësirë publike janë rrugët që shërbejnë edhe si vendparkimi (që nuk hyjnë në këto 18m²); ai 9 m² për parqe e sheshe sportive nuk ekziston fare; kurse një shkollë, që ka me qindra nxënës, e ka oborrin vetëm 100-150 m² d.m.th. sa një apartament (Sa për dijeni, në kohën e regjimit – që më rezulton se ka respektuar standardet që po përmend – kjo shkollë ka pasur një oborr sa katër herë sipërfaqja e godinës së shkollës). Të ftoj të bësh ca kalkulime edhe për stadiumin që ka qenë dhe është pjesë e një zone homogjene, madje e kategorisë A.

2. Limitet e densitetit të ndërtimit

“Për zonat A, kur aty kryen operacione restaurimi dhe transformime të tjera në funksion të ruajtjes, densiteti i ndërtimeve nuk duhet të tejkalojë atë paraekzistues; kurse për çdo ndërtesë të re të lejuar, densiteti nuk duhet të kalojë 50% të densitetit mesatar të zonës dhe në asnjë rast nuk duhet të jetë mbi 5 m³/m²”.

Për densitetin e zonave B, ky ligj thotë se ai duhet të jetë:

“- 7 m³/m² për qytete me mbi 200 mijë banorë

– 6 m³/m² për qytete midis 200 mijë dhe 50 mijë banorë

– 5 m³/m² për qytete nën 50 mijë banorë”

Zoti drejtor, së pari, të kujtoj se stadiumi ishte zonë A, pjesë e kompleksit monument kulture, në kohën kur u prish. Së dyti, besoj se ti, si i profesionit, je në gjendje ta kalkulosh kuptimin e densitetit 5m³/m²; por po e shpjegoj për fansat e tu në “Facebook”. Kjo do të thotë që për çdo metër katror truall, nuk mund të ngrihesh më shumë sesa 5 metra lartësi. Se sa kate mund të ndërtohen në një sipërfaqe p.sh. 1000 m², sipas këtij ligji, nëse shfrytëzon të gjithë sipërfaqen, llogarite vetë, por mua më del se më pak se 2 kate, ndërsa nëse përdor për ndërtim gjysmën e truallit, del diçka si 3 kate e pak!

Llogarite vetë, zoti drejtor, se çfarë volumi do të duhej të kishte stadiumi, si dhe qindra ndërtesat që po ngrini sot nëpër zgëqet e mbetura të Tiranës, sikur të aplikoheshin standardet e shtetit të hartuesit të strategjisë “Tirana 2030”, Stefano Boeri. E sigurt është se kulla të atilla si ato të projektuara nga Casamonti dhe Boeri (sigurisht edhe ato që u kanë paraprirë këtyre) me standardet e vendit të tyre quhen krim. Dhe jo vetëm pse shkelin dy pikat që përktheva më sipër, por edhe një të tretë, shumë të rëndësishme, që po e përkthej më poshtë:

3. Limitet e lartësisë së ndërtesave

“Sa u përket ndërtesave në zonat A, punimet e restaurimit të tyre nuk mund të çojnë në një ndërtesë më të lartë se ndërtesa ekzistuese, përveç rastit të strukturave që u shtohen strukturave antike. Për çdo transformim ose ndërtim të ri që lejohet, lartësia maksimale nuk mund të tejkalojë atë të ndërtesave historike ose artistike përreth.

Në zonat B, lartësia maksimale e ndërtesave të reja nuk mund të tejkalojë lartësinë e ndërtesave ekzistuese përreth, me përjashtim të ndërtesave që përbëjnë objektin e planeve të detajuara ose nënndarjeve të dakordësuara me parashikimet planovolumetrike, me kusht që ato të respektojnë kufijtë e densitetit të referuar më lart në art. 7.”

Për sa u përket zonave C, lartësia e ndërtesave të reja që i bie të jenë afër apo në raport vizual me zona të tipit A, nuk mund të kalojnë lartësitë që janë kompatibël me ndërtesat e zonës A”

I dashur drejtor, nga sa kam hulumtuar, këto janë standarde urbane, që pak a shumë respektohen në çdo shtet europian dhe që, po të kërkosh nëpër rregulloret e vjetra urbane në bashkinë ku punon, do të gjesh se kanë ekzistuar edhe për Tiranën e kohëve të para, kur u bë kryetar bashkie maestroja i kryetarit që ke sot. Nuk do shumë mend për të kuptuar se këto standarde janë rezultat i një përvoje të gjatë të ndërtimit të qyteteve, ku cilësia e jetës harmonizohet me bukurinë arkitektonike, duke na treguar se një objekt, cilido qoftë ky, nuk mund të jetë i bukur në vetvete, por nëse harmonizohet me pjesën tjetër të qytetit. E në këtë aspekt, gjykoj se arkitektura është arti ku më shumë se çdo tjetër materializohet”kalokagathia”, termi që përdornin grekët e lashtë për të bukurën që do të thotë: e bukura (kalos) është edhe e mirë (agathos). E pra, arkitektë si Stefano Boeri apo Casamonti, që pranojnë të projektojnë në Tiranë objekte që konsiderohen të shëmtuara sipas standardeve italiane, apo edhe ndonjë sivëlla i tyre perëndimor, (që çuditërisht thuajse të gjithë rezultojë të akuzuar për akte korruptive në vendin e tyre), nuk sillen në Shqipëri si arkitektë, por si rrobaqepës të këqij mafiozësh, që, nga etja për fitim, nuk i thonë klientit të tyre se kostumi që kanë porositur është i një shijeje të keqe.

Këtë letër po e mbyll këtu, zoti drejtor, duke shpresuar se fragmentet e ligjit që të përktheva në këtë letër do të të vlejë ty dhe kolegëve të tu si një pasqyrë ku të shihni veten dhe se çfarë pune po bëni realisht. Një herë tjetër do të të shkruaj edhe pse më duket i shëmtuar sheshi “Skënderbej”, ku nuk të siguroj dot se s’do të më shohësh duke shkelur sepse, ndryshe nga stadiumi, për nevojë lëvizjeje jam i detyruar ta përshkoj, siç jam i detyruar të jetoj në këtë qytet që po bëhet dita ditës më i pabanueshëm.

Panorama

18 Comments

  1. ktu ka plas cipa ballit ti vazhdon shkruan “shpresoje qe do te”…aman se po tallin karin me ne edhe keta evropleshet e karit

  2. Po ça Boeri dhe Casamonti thua ????? Pas gjithçkaje eshte Alban Eftimiu i Atelier 4 . Investigoni dhe do shikoni qe kjo eshte e vertete .

    1. qe cke me te edhe boeri bythlepiresi i matteo renzit dhe casamonti qe eshte denuar ne itali, krah tyre normal edhe miku i ngushte i erjon veliajt dhe lafshes se ajoles qe kapin cdo projekt sepse keshtu i ka mesuar rama.

  3. Kjo eshte senundje totaled ne Shqiperi.Ne kemi hapur Shakey dhe te huajt na shkerdhejne me rradhe.
    Pastaj Ne mburremi se jemi te virgjer

    1. si nje anetar i libras tjeter. te them ik o kar ti dhe ben blushi jot i dashur militant partiak qe i sherbyet rames, moret cfare deshet dhe mbyllet partine rracqira. te shplafte koronavirusi gjithe listen e dasmes ty dhe ben blushit

  4. MERO GELBAZA KELLIRA ZAGAR I EDI RAMES -JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES thotë:

    SHUME TE DREJT KE ZOTI LUBONJA,TANI SHIKOJE KUR TI LESHO ZAGARET LAL DHJERI DHE EDI RAMA TE SULMOJN JUVE ,VETEM VEREJE MERO GELBAZA KELLIRA KUR TE OFENDON JUVE ZOTI LUBONJA

  5. Toso me keto dokrra qe shkruan e more nje pallat per vehte,u ngope.
    Tani ti e di se sa e rruan njeri ,didomos keta qe lyhen me parfum.
    Je mire

  6. Na thuj a je mire o Tos nga KY qamet qe Po shohim,se per dokra letrare jemi te vdekur
    A je I zoti mgj keta ushunjzat te gjesh ca para per termetin,se me hartime jemi ngopur.

    1. Hikni njehere ju fisqira, pa leket dhe investimet per ta bere shqiperine brenda vititi NUK JANE FARE PROBLEM. Thuaj qe bashkini evropian qe shqiptaret te infektuar nga koronainjoranca e shohin si fener ndricues, nuk ka interes te ndodhe kjo gje, duan te jene ata qe ta bejne, ne fakt kane filluar. Vetem shiko ke na dergojne dhe si i trajtojne profesionistat, e kam thene para 5 vjetes tashme, jnioni i ujeve i kthen gjerat ne tabu sepse ndryshe do te ishin irelevant. Kupton ku e ka rrenjen krimj ne kohet moderne ? Skane lidhje as amerika as rusia as irani…jane keta qe ta bejne jeten sketerr sepse ti kerkon te drejta me plot te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu