• |
ide | kryesore

Detaje të reja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nga “të fortët” e Shijakut

Lajme, Të fundit



Duket se vijon aksioni për arrestimin e personave të përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga në Kamzë. BalkanWeb shkruan se policia ka arrestuar në Kavajë një të afërm të familjes Hajri, pasi akuzohet për veprim e që pengojnë në zbulimin e të vërtetës. Ka dyshime se ky person me inicialet F.Xh, mund të ketë fshehur sendet e viktimës. Në pranga janë vënë Bajram Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Leonard Hajri.

Ata akuzohen për pengmarrjen e Jak Prengës, i cili pasi u dhunua barbarisht në Kamëz dy javë më parë, u mor forcërisht me një makinë. Sipas policisë ai mbërriti i pajetë në kompleksin në pronësi të Altin Hajrit në Shijak. Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut. Po ashtu policia ka kontrolluar përgjatë kësaj zone, me qen gjurmues.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pengmarrja e Jan Prengës është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal, me bazë në Angli, dhe i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë faktin se vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen. Nga hetimet rezulton se 4 personat e arrestuar janë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jan Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.



4 Comments

  1. Bandat e shijakut qe e fuqizuan ne qeverisjen e salihut dhe nje pjese e tyre u larguan ne londer pas rrezimit te salihut nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *