• |
ide | kryesore

Dosja 184, PD akuza për kreun e SPAK: Nuk lejon hetimin e Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të drejtuesit të SPAK, Arben Kraja në lidhje me transferimin e dosjes së vjedhjeve të votave, në prokurorinë e Dibrës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzon Krajën se, ‘nuk lejon SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë’.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi:

Vendimi i hetuesit të komunizmit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.



5 Comments

  1. kush karin beson tek keto budalliqe si pershembull SPAK, keta i sherbejne vetem pushtetit te qeverise aktuale.

  2. ne koloni e shumfishte jemi . keshtu qe secili kolonizator ka preferencat e veta. varet nga oreksi i secilit. e tani gjithshka ka dale nga kontrolli. mongolia e europes. dhe shtetaret kriminel mongolez i kemi. po ju vazhdoni besoni te spaku te fbi cia te policia ……ku ta keni qefin aty ndalojeni fantazine.

  3. PO ATA QE VJEDHIN ENERGJI KUSH DO TI GJYKOJE? PO HAJDUTET E URBANEVE KUSH DO TI GJYKOJE ? PO ATA QE VJEDHIN NE SUPERMARKETE KUSH DO TI GJYKOJE? PSE SPAKU DO TI BEJE TE GJITHA ?
    BRAVO ASPAKUUUUUUUUUU …HIHIHI RROFTE ULSI MANJA DHE TE GJITHA KURVAT MAVI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *