• |
ide | kryesore

(FOTO) Ky është Jak Prenga, viktima e pengmarrjes së dhunshme që prej ditësh mban në këmbë policinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi qe shihni në foto është Jak Prenga, personi qe humbi jetën pasi u mor peng dhe u rrah barbarisht më 17 janar në Kamëz.

Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i Prengës të jetë groposur në territorin e Shijakut.

Deri tani mësohet se marrja peng e Jak Prengës është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal, me bazë në Angli, dhe i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë faktin se vëllai i Jak Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jak Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen.

Lexo më tej: 

Vdes Jak Prenga që u mor peng në Kamëz, policia zbardh të gjitha lëvizjet e autorëve 

Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar sot janë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jak Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *