• |
ide | kryesore

Gabigol tek Flamengo sipas kushteve të Inter: 17 milionë euro e 15% të rishitjes së ardhshme

Sport



Pas gati një muaj tratativash, edhe cështja Gabigol është mbyllur: Inter e Flamengo kanë gjetur akordin e kanë kënaqur dëshirën e lojtarit që dëshironte të qendronte me cdo kusht në skuadrën me të cilën fitoi kampionatin e Kupën Libertadores në sezonin e kaluar. Për zikaltrit do të shkojnë 17 milionë euro plùs 15% të një shitje të ardhshme. Braziliani në Instagram ka vlerësuar: “Nëse është për të mirën e skuadrës, qendroj”.

View this post on Instagram

Se é para o bem da Nação.. ??

A post shared by Gabriel Barbosa ?? (@gabigol) on

E është piëkrisht shifra e kartonit që tregon sa ka patur rëndësi dëshira e lojtarit. Inter do të kishte preferuar më shumë shitjen në europë, në Premier League ishin të interesuar Ëest Ham e Chelsea, për të organizuar kështu një mini ankand për sulmuesin që ishte I aftë të shënonte 43 gola në 59 ndeshje në 2019. Gabigol kishte një kontratë me Inter prej rreth 3,5 milionë euro në vit deri në 2022, në Brazil do të marrë më pak, por edhe pagesa ka ndikuar në ofertën e Flamengo për kartonin e sulmuesit.

Mbyllet kështu raporti mes zikaltrve dhe brazilianit, që mbërriti në Milano në gusht të 2016 për rreth 30 milionë euro, e asnjëherë nuk u bë deciziv, me vetëm 10 prezenca me fanellën interiste (e një gol kundër Bolonjës).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *