• |
ide | kryesore

Irina flet për herë të parë për ndarjen nga Bradley

Paparazzi, Slider

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Irina Shayk e konsideron fatlume kohën e kaluar krah Bradley Cooper.


Në numrin e ri të Vogue britanik, modelja 34-vjeçare që u nda nga Cooper në qershor të 2019-s, pas katër vitesh bashkë, foli për herë të parë në lidhje me ndarjen. “Mendoj se kemi qenë të dy shumë me fat që përjetuam diçka të tillë,” tha Irina. “Jeta pa B është territor i ri.”


Ata janë prindër të një vajze dy vjeçare, të quajtur Lea De Seine Shayk Cooper. “E kam shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një grua që punon dhe që mban shtëpinë,” tha Irina. “Ka ditë që zgjohem dhe s’di çfarë të bëj. Më duket sikur po rrënohem.”

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde – është natyra njerëzore,” tha ajo. “Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë.”

Në qershor të 2019-s, Irina tha për Harper’s Bazaar se besonte ende në martesë, edhe pse ishte ndarë një muaj më parë. “Secili e sheh martesën ndryshe,” tha ajo. “A besoj unë në martesë? Po, sigurisht. S’jam lloji i njeriut që t’i dal kundër.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.