• |
ide | kryesore

Iverson ndiqte ndeshjen e 76ers: i grabisin xhevahirët me vlerë 500 mijë dollarë

Sport

Sipas Tmz Sports, ish-basketbollistit të Nba Allen Iverson, që u largua nga parketi në 2010, i janë grabitur xhevahirët për një vlerë prej 500 mijë dollarë nga një hotel në Philadelphia, ndërsa hajdutët nuk janë identifikuar ende. Policia nuk konfirmon ende emrin e Iverson… por sipas Nbc10, canta e xhevahirët i përkasin ish-yllit të Nba.


Sipas asaj që bëhet e ditur, Policia mësohet se ka tashmë një identikit të të dyshuarit, një burrë me ngjyrë, me trup të imët pak më shumë se 1.80 cm. Kishte veshur një xhaketë të errët, një këmishë rozë, pantallona të errët e atlete bardhezi. Iverson, që në karrierë ka fituar mbi 200 milionë euro, ndjek shpesh ndeshjet e 76ers dhe është parë herën e fundit në Wells Fargo Center për ndeshjen e Sixers kundër Lakers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu