• |
ide | kryesore

Kualifikim me përmbysje: Milan arrin Torinon në të 91’ dhe e eleminon

F1, Sport



Mision i përmbushur për Milan, që mposht 4-2 me përmbysje Torinon në San Siro e kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë Juventus. Mazzarri sheh ti venitet kualifikimin në të 91’, pasi një dygolësh i Bremer e kishte cuar një hap larg fitores.

Nisi më mirë ndeshjen Milan, që shënoi me Bonaventura në minutën e 12’, pas një inisiative të bukur të Rebic. Torino mbajti mirë fushën e shënoi dy herë me njeriun-suprizë, Bremer. Në disavantazh Pioli hodhi në fushë kartat më të mirë që kishte: Ibra e Calhanoglu. E kjo është lëvizja vendimtare: turku, duke shfrytëzuar një devijim të Djidji, gjen barazimin në të 91’, duke e cuar ndeshjen në shtesë.

Morali tani është në anën e Milan, që ka freskinë mentale për të shfrytëzuar, edhe një herë me anë të turkut. Në kohët shtesë, Calhanoglu mposhi edhe njëherë Sirigu, në minutën e 106, përpara se Ibrahimovic të shënonte golin e sigurisë dy minuta më pas. Në gjysëmfinale tani përballë do të jetë Juventus dhe Pioli e di mirë se objektivi më i rëndësishëm sezonal për të kalon pikërisht nga përballja e dyfishtë me bardhezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *