• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ S’ka marrëveshje në Kosovë, Kurti dhe Mustafa akuzojnë njëri – tjetrin

Lajme, Të fundit

Ka përfunduar pas 3 orësh takimi mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në prani të ambasadorëve në Prishtinë. Palët nuk kanë pasur asnjë lëvizje nga qëndrimet e tyre. I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti tha pas takimit se nuk mund të ketë një marrëveshje ku lëshon vetëm njëra palë.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, – është shprehur Kurti para medieve duke akuzuar LDK-në se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj.

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se ambasadorët vetëm u informuan rreth negociatave dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes palëve.

“Informuam ambasadorët e QUINT-it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, – ka thënë Mustafa. Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që Vetëvendosje e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje. Ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, – tha Mustafa pas takimit.

LDK nuk tërhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit që duhet ta zgjedhë sërish ajo. Nga ana tjetër Vetëvendosje nuk e lëshon Glauk Konjufcën e zgjedhur pa marrëveshje. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Populli i Kosoves, votoi per njeriun e gabuar, per KURTI-n, i cili nuk eshte i korruptuar, nuk eshte agjent, nuk eshte vegel e soros, nuk eshte antishqiptar, nuk shet interesat e Kosoves, per kete SHBA, nuk e lejon qe te vije ne pushtet. SHBA e ka caktuar sherbetorin/en e rradhes, per ta vendosur ne pushtet, po zgjedhjet dhe vota e popullit? Kush pyet per to kur populli zgjedh njeriun e gabuar? Nuk paska diktatur me te felliqur se demon-kracia SHBA e tipit al-Cappone qe te vjedh me ligj, qe te vret e te ben me faj, qe nese je i forte dhe me pushtet, bota eshte e jote, ne te kundert shko fli posht urres. Nese duhet qe te zgjedh ndermjet dy krimineleve; Rama&co dhe Shullazi&co, zgjedh krimin ordiner se mundet qe edhe te mbijetosh por me krimin ne pushtet nuk ke asnje shanc qe te mbijetoshe.

  2. E di kapaku se ç’ka mbrenda ne tenxherre.Per mendimin tim asht e pabesueshme arsyeja qe po e ban te pamundshem koalicionin LDK-LVV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu