• |
ide | kryesore

Mini- Shengeni/ A bllofoi Rama pas takimit me Merkel?

-Instant, Kryesore



Edi Rama vendosi t’i servirë publikut shqiptar diçka që e ka dëgjuar vetëm ai. Menjëherë pas takimit me Anxhela Merkelin, kryeministri shqiptar foli për diçka që nuk u dëgjua as në konferencën e shtypit e të cilën nuk e raportoi as radioja gjermane Deutche Welle (lexo këtu), si i vetmi burim i sigurtë që e ndoqi takimin.

Ai tha se Merkel është mjaft mbështetëse për nismën e Vuçiçit, Zaevit dhe të tijën për të shkuar përpara me shengenin ballkanik. Sipas asaj që kryeministri tha për mikrofonin e Top Channel, fakti që kjo është një nismë gjithëpërfshirëse dhe fakti tjetër se “nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakordësuara gjatë procesit të Berlinit, e bën kancelaren shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin”.

Pra ideja që donte të jepte Rama (video lart me pyetjen e bërë enkas nga Met Veliu) është se Kancelarja e mbështet pa rezerva mini Shengenin e Ballkanit.

Por, në fakt, nuk është kështu. Dhe kjo u duk edhe më hapur kur media online Respublika iu drejtua ministrisë së Jashtme gjermane për ta pyetur për këtë temë. Përgjigjja që mori ishte shumë më e rrumbullakosur sesa ajo që pretendon kryeministri ynë.

Ndonëse zëdhënësi Josef Interseher theksoi se i mbështesin të gjitha nismat që forcojnë bashkëpunimin rajonal, ai paralajmëroi rrezikun e fragmentarizimit të mëtejshëm të Ballkanit dhe riskun që ato mos t’i mbivendosen marrëveshjes së CEFTA-s. Fjalë për fjalë Interseher është përgjigjur:

“Thellimi i bashkëpunimit rajonal është një prioritet i Procesit të Berlinit dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, ne mirëpresim të gjitha nismat që i japin një shtysë të re integrimit rajonal. Për Gjermaninë mbetet me rëndësi kruciale që një progres i tillë të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nismat të jenë në një linjë me detyrimet në fuqi– konkretisht CEFTA dhe Zona Ekonomike Rajonale– në mënyrë që të shmanget fragmentarizimi i mëtejshëm i rajonit”.

Pra nga ky qëndrim mund të thuhet se Berlini zyrtar nuk është kundër mini Shengenit, përndryshe ai do ta bënte pa hezitim ashtu sikurse veproi me nismën e çmendur të shkëmbimit të territoreve. Por ai nuk është shprehur as mbështetës ashtu sikurse u përpoq t’ua shesë Rama shqiptarëve. Konkluzioni më i drejtë me këto informata dhe deklarata që kemi është se, Gjermania është në vëzhgim dhe nuk ka marrë kahje për këtë nismë, sidomos për sa kohë ajo nuk është gjithpërfshirëse.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Pikërisht këtë, pra faktin që na serviri Rama se e ka Merkelin me vete, nuk e konfirmojnë as anashkalimi i kësaj teme në konferencën e përbashkët të shtypit, as tjetri që radioja zyrtare Deutche Welle nuk raportoi asgjë nga ato që Kryeministri i pohoi Top Channel.

Pra deri më tani, ne nuk kemi asgjë veç intervistës së Ramës me Met Veliun, se Merkel e mbështet Mini Shengenin.

©Lapsi



12 Comments

  1. NUK perben më lajm kur Rama transformon sipas oreksit te vet deklaratat dhe marreveshjet apo mosmarreveshjet me zyrat jashte Shqiperise!!!
    Nje psikopat, apo me gjasa edhe skizofren, nuk e pranon kurre realitetin!
    Shihni atin e tij shpirteror – Enver Hoxhen!

  2. Naaaa hani ferra gomere , hani… ferraaa.. ka plot per te gjithe.
    Ushqehuni dhe pastaj filloni te pellisni.

  3. Ju ta beni te bardhe te zeze.
    Ku eshte bllofi ne nje kohe qe ministria e jashtme gjermane deklaron se mbeshtet te gjitha nismat qe forcojne bashkepunimin rajonal dhe eshte nje hap i rendesishem drejt te ardhmes europiane te Ballkanit perendimor ……..ne menyre qe te shmanget fragmentarizimi i mtejshem i rajonit. Normal duke u mbeshtetur ne kete deklarate lind pyetja; kush jane tradhetare te Shqipetareve ata qe perkrahin kete niseme per bashkepunim apo ata qe mbyllin dyert e itegritetit?
    Apo ju te gazetes duke e ditur se kush jane ndjekesit tuaj vini nje titull kompromentues per te nderzyer zagaret.
    Ju jo vetem qe ulni personalitetin tuaj por fyeni edhe lexuesit normal dhe i detyroni te jene kunder jush dhe te dyshojne se punoni per serbet.

  4. Rama është modeli dhe simboli i paturpësisë në Balllkan e më gjërë. Dhe se mjeti më i mirë kundër parimeve, ligjeve e çdo rregulli apo norme është paturpësia. Kulmi i paturpësisë arrihet , kur një imoral i jep moral të moralshmit. Kjo po ndodh nga ky megafon i paturpësisë. Ai ka bllofuar gjithnjë dhe nuk bën përjashtim as ky rast. Merret me Kosovën dhe Z.Ramush, që t’i lëpihet Vuçiçt. Kjo është e pafalshme.

    1. waaaawww
      sa te thella paskan qene keto pune ?
      Se nuk i dinim ne te tjeret keto xhevahire qe ke shkruar ketu ?

      Ik moj debile , shko ne psiqiatri se ke shkuar per lesh.

  5. Rampordha degjon vetem ato qe i interesojne atij dhe pushtetit te tij.Per te tjerat i ka veshet e mbyllur.
    Ne fakt,kjo asht patologji shqiptare….kshtu jena ushqy.Na pelqen me ndigju vetem ato qe na pelqejne.
    Pordhpull servil,lapanxhoz,interesaxhinj….shqiptar….Prandaj Europianet na ndane ne 4(kater)copa,100 e sa vjet ma pare.
    Dhe duket se keshtu do vazhdojme te jemi edhe shume ma gjate!?

  6. Vazhdon ushqimi per lakuriqet e salihut nga lapsi syri i qimit duan te ushqehen keta lakuriqe kinez qe ta perhapin me shume virusin salih

  7. Sapo mbarova pune me mamin dhe gruan motren tende kisha mare me vete dhe lakuriqet e salihut u kenaqen shume o lakuriq namyti llumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *