• |
ide | kryesore

Paok e Xanthi rrezikojnë të dënohen me rrëzim nga kategoria: klubet akuzojnë ministrin e sportit

Sport



Ka kaluar një muaj që kur Komiteti grek i sportit profesionist ka nisur të ekzaminojë akuzat për një multi pronësi të mundshme të Paok e Xanthi, me pasojën e konfliktit të interesit. Të dy klubet janë thirrur të dëshmojnë. Komiteti ka deklaruar se ka në dorë prova të mjaftueshme për thyerjen e rregullave dhe se i ka gjobitur skuadrat me gjoba nga 300 mijë euro, por mbi të gjitha ka sugjeruar që Paok e Xanthi të dënohen edhe me rrëzimin nga kategoria. Vendimi final tani i takon Gjykatës së Drejtësisë sportive.

Ajo që ka ndodhur ka patur efekte të jashtëzakonshme në futbollin grek. Dy klubet janë gati të mbrohen, por Paok kampioni në fuqi ka komentuar vendimin duke akuzuar ministrin e Sportit Avgenakis se është përgjegjës për këtë situatë. Në shënjestër edhe Olympiakos, i akuzuar se ka vepruar në hije me objektivin për të shkatërruar Paok. Avgenakis ka deklaruar se qeveria do të respektojë vendimet e Komitetit ose Gjykatës së sportit, por ka shtuar se e konsideron shumë të ashpër hipotezën e zbritjes nga kategoria për një skuadër historike, për sa kohë nuk ka prova të sigurta.

Tifozët e Paok po ndiqnin sfidën e skuadrë së tyre kundër Volos kur mësuan vendimin e nga tribunat kanë treguar menjëherë një parrullë kundër qeverisë dhe ministrit. Vendimi i Komitetit do të dërgohet tani në Gjykatësi i Superligës e Federata e Futbollit, që do të shprehen për rrëzimin e klubeve. Kriza e futbollit grek është në prag dhe askush nuk mund të parashikojë pasojat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *