• |
ide | kryesore

Pengmarrja e Jan Prengës, arrestohet një tjetër person në Kavajë. Ende mister vendi ku ndodhet kufoma

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar personin e 5 në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzë. Mësohet së në Kavajë është arrestuar një anëtar i familjes Hajri, me iniciale F.XH., i cili akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Më herët gjatë operacionit të policisë u arrestuan:

Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak

Makina me të cilin u mor peng 49 vjecari Jan Prenga mesditën e 17 janarit figuron se i përket një këngëtareje tallavaje me inicialet D.T. Ndërkohë autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e pajetë 49 vjeçarit. Policia vijon punën për gjetjen e trupit të viktimës në zonën përreth Shijakut.

Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur “si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.”

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *