• |
ide | kryesore

Tërmeti i fuqishëm, reagon Ministria e Mbrojtjes

Lajme, Të fundit



Pas tërmetit me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter, ka ardhur dhe një reagim nga ministri e Mbrojtjes. Në reagimin e saj, Mbrojtja njofton se nga ky tërmet nuk është regjistruar asnjë dëm. Sipas Mbrojtjes, tërmeti i sotëm ishte pasgoditje e 26 Nëntorit.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këto lëkundje vijnë dy muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26-nëntorit që la pas 51 viktima. Nga tërmeti i tmerrshëm mbetën të plagosur mbi 1000 persona, ndërsa shumë prej të mbijetuarve, enden rrugëve me çadra, duke mos pasur ende një rikonstruktim të banesave që u dëmtuan pas 26 nëntorit.

Vetëm mbrëmjen e 24 janarit, ishte Turqia ajo që u godit nga tërmet me magnitudë 6.8 gradë të shkallës righter, që la pas 35 viktima dhe mbi 1600 të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *