• |
ide | kryesore

Top Channel hedh në gjyq Delinda Dishën

Paparazzi, Slider

Së fundmi po qarkullon lajmi se Top Channel ka hapur një proçes gjyqsor kundrejt aktores së humorit Delinda Disha. Sipas “Syri.net”, shkak për këtë vendim është bërë mosrespektimi i kontratës së lidhur mes televizionit në fjalë dhe Dishës.

Afati 2-vjeçar i kontratës, që parashikonte se aktorja do të ishte pjesë e Top Channel nga viti 2017, deri në 2019, ka përfunduar vetëm një vit pas nënshkrimit. Duket se kaq ka mjaftuar që drejtuesit e televizionit të nisin proçedurat gjyqësore ndaj Dishës. Ndonëse ky lajm i përhapur nga “Syri.net” nuk është zyrtar, Delinda nuk ka patur ende një reagim. Redaksia e “News31.al” kontaktoi me aktoren, ndërsa kjo e fundit ka vendosur që gjithçka ta lejë të kalojë në heshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu