• |
ide | kryesore

2 muaj pas deklaratës shokuese, reperi i kërkon publikisht ndjesë vajzës

Paparazzi, Slider

T.I i ftuar në episodin “Life Hacks” në podcast-in “Ladies Like Us” tha se shoqëron vajzën 18-vjeçare tek gjinekologu për të vërtetuar që “himeni i saj është i paprekur”.

Deklarata e tmerrshme u shoqërua me polemika për një kohë të gjatë, por reperi vetëm tani mendoi të reflektonte. 2 muaj më vonë, reperi i kërkon ndjesë vajzës së tij, përmes një postimi në Instagram.  “Vajza, ju dua më shumë se gjuha ma lejon ta shprehë. Jeni rritur para syve të mi dhe jeni shndërruar në gra të forta, me mendime të qarta dhe të pavarura. Jam krenar për ju të dyja dhe do t’ju dua përgjithmonë.

Ju lutem më falni për sjelljen time, që ndonjëherë ka shkaktuar keqkuptime mes nesh. Akuzoni trurin tim, jo zemrën.E dini që jeta mund të na çojë në momente të këqija herë pas here, por unë do të jem atje.”- shkruan ai në kolazhin e postuar me foto të të bijave. Ndonëse falje tingëllonte e ndjerë, ai nuk përmendi asgjë nga skandali në të cilin përfshiu të bijën, por e la të kuptohej përmes rreshtave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu