• |
ide | kryesore

Bashkëshorti i Serena Williams flet për traumën që kaluan pas lindjes së vajzës

Paparazzi, Slider



Bashkëshorti i tenistes së famshme Serena Williams, Alexis Ohanian ka folur gjatë për periudhën traumatike që iu desh të kalonte çiftit gjatë lindjes së vajzës. Në shtator të 2017-ës sportistja solli në jetë bebushen përmes një ndërhyrjeje urgjente çezariane.

Pjesa më e rrezikshme, erdhi pas lindjes së saj. Serena vuante nga Embolia Pulmonare (gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonje material tjetër bllokon një arterie pulmonare) dhe duhej t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme.  Gjatë intervistës me The Guardian, partneri i saj tregoi si kjo ndikoi në jetët e tyre. “Unë dhe gruaja ime kishim thuajse çdo gjë, kishim një familje, karriera të shkëlqyera dhe çdo avantazh tjetër për të shijuar ardhjen e një fëmijë dhe prapë përjetuam një periudhë që na la me traumë.” Pas lindjes, Williams kaloi 6 javë në regjim shtrati dhe kështu ju desh bashkëshortit të saj të kujdesej për foshnjen edhe pse kurrë më parë s’kishte mbajtur një të tillë në duar kaq gjatë. “Mësova si të ndërroj pelenat dhe të bëj gjithë gjërat e tjera për t’ju përshtatur atij njeriu të vogël që erdhi në jetë, për të cilin ishim përgjegjës. Kisha një qetësi dhe besim të cilat më çuan në rezultate të mira. Asgjë s’më ndante nga gruaja dhe vajza ime në ato orë, ditë, javë dhe jam shumë i lumtur që kurrë nuk kam qenë i detyruar të zgjedh mes familjes dhe karrierës sime.”

Ylli i tenisit dhe themeluesi i rrjetit social, Reddit, lidhën kurorë në një ceremoni madhështore, që u mbajt në Luisiana në nëntor të vitit 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *