• |
ide | kryesore

Carabao Cup/ Aston Villa eleminon më të fortët e Premier League: në finale kundër një skuadre nga Manchester

Sport



Në gjysëmfinalen e kthimit të Carabao Cup, Brendan Rodgers është i detyruar të përjetojë gjysëmfinalen e FA Cup të humbur kundër Aston Villa kur drejtonte Liverpool në 2015. Në Villa Park vendasit kaluan në avantazh me golin e Targett në të 12’. Barazimi i Foxes erdhi në të 72’ me Iheanacho, që ashtu si në ndeshjen e parë korigjoi problemet me rezultatin 1-1, por në minutën e tretë shtesë Trezeguet i dhuroi finalen Villans.

Kështu, pas shëtitjes së ofruar nga Liverpool kryesues, që përpara Botërorit të klubeve u prezantua pa Klopp në pankinë e vetëm me të rinjtë, që u dërrmuan 5-0, Aston Villa nxjerr jashtë kompeticionit edhe forcën e tretë të kampionatit dhe tani i mbetet, me shumë mundësi, vetëm e dyta, me të cilën duhet të bëjë llogaritë në finale.

Pas barazimit 1-1 në King Poëer Stadium, Leicester i Brendan Rodgers dështon 2-1 në Villa Park, duke i lënë Villans finale, ku do të kenë përballë fituesen e derbit të Manchester, që në gjysëmfinale ka parë të triumfojë skuadrën e Guardiola 3-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *