• |
ide | kryesore

Çmenduria/ Kontrata e Mertens mbaron për 6 muaj: Napoli i kërkon Chelsea 47 milionë euro

Sport



Me Olivier Giroud në dalje dhe Michy Batshuayi që nuk bind plotësisht, Chelsea kërkon në merkato një sulmues për të kompletuar sulmin së bashku me Tammy Abraham. Sipas ESPN, Blues kanë trokitur në dyert e Napolit për Dries Mertens, i preferuar i vjetër i teknikut Frank Lampard. Për belgun, në skadencë kontrate në qershorin e ardhshëm, të kaltrit kanë kërkuar 47 milionë euro, një shifër që frenon tratativën.

Mertens mund të ndryshojë fanellë përpara verës, kur kontrata e tij të skadojë, duke i dhënë lamtumirën Napolit pas 7 sezonesh plot gola e suksese. Belgu pëlqehet nga Chelsea, por shifrën që ka kërkuar De Laurentiis, londinezët nuk kanë as idenë më të vogël ta paguajnë. Kështu, duke parë edhe kohën që shtrëngon, operacioni mund të shtyhet për në korrik, kur duhet kënaqur vetëm kërkesa e lojtarit në nivel ekonomik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *