• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Kosovë/ PDK mbledh kryesinë në mesnatë

Lajme, Të fundit



Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur rreth orës 22:00 në selinë e partisë për të zhvilluar një mbledhje. Gazeta Express shkruan se mbledhja vijon ende edhe pse po i frohemi mesnatës. Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se mbledhja është thirrur për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Një burim i gazetës brenda PDK-së ka thënë se kryesia është mbledhur për të diskutuar “pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që të formojnë koalicionin qeverisës”. Ende është e paqartë pse PDK e thirri mbledhjen që po përshkruhet si “e zakonshme”, pak para mesnatës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *