• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo arrin një super rekord në Instagram (FOTO)

Paparazzi, Slider



Që prej tetorit të vitit 2018 – kur Cristiano Ronaldo rrezoi nga froni i njeriut më të ndjekur në Instagram Selena Gomez – llogaria e futbollistit vetëm rritej në numër. Sot (e mërkurë, 29 janar) Cristiano theu një tjetër rekord duke grumbulluar plot 200 milionë ndjekës në Instagram.

WOW! Cristiano Ronaldo arrin një super rekord në Instagram

Në shkurt të 2016-s, Cristiano u bë i pari sportist që kishte 200 milionë ndjekës në total, referuar të gjitha platformave të rrjeteve sociale. Katër vite më vonë, 200 milionë ndjekës i numëron vetëm në Instagram, duke u bërë kështu një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Pas @instagram – i cili sigurisht qëndron në vend të parë me më shumë se 330 milionë followers – @cristiano qëndron në vend të dytë, i ndjekur nga Ariana Grande dhe The Rock. Më pas renditen Selena Gomez, Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Lionel Messi. Top10 mbyllet me Beyonce-n dhe Neymar.

WOW! Cristiano Ronaldo arrin një super rekord në Instagram

LISTA NË WIKIPEDIA: LLOGARITË, PERSONAZHET DHE NDJEKËSIT NË TOTAL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *