• |
ide | kryesore

Eriksen nuk humb kohë: kundër Fiorentinës menjëherë në pankinë

Sport



Antonio Conte e ka me nxitim, Christian Eriksen gjithashtu. E kështu, goditja e madhe e merkatos së janarit e Inter është menjëherë në dispozicion të teknikut zikaltër e gati të zbresë në fushë. Në mbrëmje në San Siro, për cerekfinalen e Kupës Italisë kundër Fiorentinës, danezi ish-Tottenham do të shkojë menjëherë në pankinë. Një sinjal i rëndësishëm nga një lojtar që sapo ka mbërritur në Milano. Nuk do të shohë statistikat Eriksen, si ka zbuluar vetë ai. Por nuk ka dyshime që numrat e tij, sidomos në termat e asist, peshojnë në ekonominë e skuadrës.

Objektivi i parë i Inter është gjysëmfinalja e Kupës së Italisë, që mungon nga 2016. E pas tre barazimeve radhazi në kampionat Conte kërkon të kthehet tek fitorja, për të rrëmbyer një trofe që mungon nga 2011. Eriksen ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me zikaltrit, menjëherë pas prezantimit dhe nga ajo që u vu re Conte do ti besojë në sulm Lautaro-Sanchez, me Lukaku që do të pushojë në pankinë, në vigjilje të sfidave të kampionatit Udinese e Milan. Për kilenin më në fund erdhi moment i fushës, pas dëmtimit të gjatë në kavilje e vetëm një goli në Marassi kundër Sampdorias.

Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, Ranocchia, Skriniar; Candreva, Barella, Borja Valero, Sensi, Young; Lautaro, Sanchez. All.: Conte.
Fiorentina (3-5-2): Terracciano; Milenkovic, Ceccherini, Caceres; Lirola, Benassi, Pulgar, Badelj, Dalbert; Chiesa, Cutrone. All.: Iachini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *