• |
ide | kryesore

Fushata anti-raciste në Itali kritikohet për racizëm

Paparazzi, Slider

Nisma e një artisti italian kundër racizmit, që përfshin piktura majmunësh, është shoqëruar me kritika pas publikimit të fotografive online.


Artisti Simone Fugazzotto u frymëzua nga racizmi kundrejt futbollistëve që luajnë me ekipet italiane. “Të gjithë po bënin tinguj të ngjashëm me majmunët, një veprim racist kundër Kalidou Koulibaly-t gjatë ndeshjes Inter – Napoli,” tha Fugazzotto. Artisti pikturoi tri majmunë për të treguar se nuk ka ndryshim mes njerëzve. “Unë kam piktuaruar majmunë për pesë deri në gjashtë vite, kështu që mendova të zgjidhja ata meqë jam mësuar.”


Ai shpjegon: “Bëra majmunin perëndimor – të bardhë mes sy blu – majmunin aziatik – me sy në formë bajameje – dhe majmunin e zi – nga i cili rrjedh teoria e evolucionit.” Reagimi ndaj veprës së artit qe me të vërtetë negative. “Ju lutem më thoni që kjo është një shaka,” shkruhet ndër të tjera në Twitter. Organizata kundër racizmit, Fare, u shreh se pikturat janë një dehumanizim i njerëzve që kanë prejardhje afrikane. Pra, duket se për ta, fushata anti-raciste është në thelb raciste. Në një email për CNN, artisti Simone Fugazzotto tha se ka mbetur “tërësisht i tronditur” nga reagimi. “Për të kuptuar këtë vepër, duhet të hysh në botën time dhe t’i shohësh majmunët si protagonistë të veprës sime artistike në vite, si një metaforë e qenies njerëzore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu